Të martën është publikuar online Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, i cili përmban rreth 125 mijë njësi leksikografike dhe konsiderohet si fjalori më voluminoz i gjuhës shqipe deri më tani.
Në Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe online, të publikuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, është përfshirë edhe fjala “online”, e cila tashmë ka hyrë zyrtarisht në fjalor në formën e saj të shqipëruar.
Ajo shpjegohet si: “ONLÁJN ndajf., kompj. Duke përdorur internetin. Mësim (takim) onlajn. U lidhën (biseduan) onlajn.”
Sipas parathënies, fjalori përfshin rreth 105 mijë fjalë në zëra të veçantë, rreth 3 mijë e 500 fjalë “të fshehura” brenda kuptimeve si emra, mbiemra dhe ndajfolje, si dhe rreth 12 mijë e 500 njësi frazeologjike. Po ashtu, ai përmban rreth 5 mijë togfjalësha terminologjikë, 1.200 emërtime shkurtësore, rreth 250 terma të rinj të paasimiluar fonetikisht, 1.650 shprehje të huaja të paasimiluara dhe afro 250 mijë kuptime leksikore.
Bazuar në parathënie, kjo vepër leksikografike vjen si një botim i munguar prej kohësh dhe shumë i kërkuar nga përdoruesit e gjuhës shqipe.
Moti sot në Kosovë
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin