Gjermania, Turqia dhe Kina dominojnë importet e Kosovës

12:19 | 13 Janar 2026
Q L

Instituti GAP ka publikuar një grafik me të dhënat për partnerët kryesorë të importit të Kosovës për vitin 2025. Sipas GAP-it, këto të dhëna janë siguruar nga Dogana e Kosovës.

Partneri kryesor i importit mbetet Gjermania, me vlerë rreth 1 miliard euro. Pas saj renditet Turqia me 929 milionë euro, ndërsa Kina zë vendin e tretë me 920 milionë euro.

Italia renditet e katërta me 368 milionë euro importe, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 350 milionë euro. Importet e Kosovës me Shqipërinë arrijnë në 286 milionë euro, ndërsa me Greqinë në 279 milionë euro.

Në listë pasojnë Polonia me 273 milionë euro, Serbia me 234 milionë euro dhe India me 185 milionë euro importe drejt Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale