Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji priti sot në një takim kortezie në ambientet e kësaj gjykate, kreun e zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Giulia Re.
Re uroi Papajorgjin për marrjen e detyrës dhe rikonfirmoi mbështetjen e Këshillit të Evropës për vazhdimin dhe realizimin e projekteve të ndërmarra në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Aktualisht, Zyra e Këshillit të Europës ka ndërmarrë një nismë për të mbështetur Gjykatën Kushtetuese në ngritjen e një sistemi bashkëkohor të menaxhimit të çështjeve dhe digjitalizimit të arkivës së saj. Ky projekt financohet nga Agjenci SIDA për llogari të Ambasadës suedeze në Tiranë.
Nga ana e saj, Papajorgji shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e deritanishëm të Gjykatës Kushtetuese me Këshillin e Europës, si dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi, duke nënvizuar se mbështetja e Këshillit të Europës ka qenë dhe mbetet një faktor i çmuar për rritjen e kapaciteteve institucionale.
Kryetarja Papajorgji shprehu gjithashtu bindjen se partneriteti i ngushtë me Këshillin e Europës do të kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës dhe përafrimin e jurisprudencës kushtetuese me standardet më të mira europiane./atsh.al
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...