Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku u shpreh se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është parti e një individi, por e strukturave dhe anëtarësisë së saj.
“LDK nuk është parti e një njeriu. Për LDK-në flet, vendos dhe gjykon anëtarësia dhe strukturat e saj, jo emocionet e ditës të shtyera nga presioni i jashtëm. Kjo është forca jonë strukturore dhe trashëgimia jonë demokratike.”, ka shkruar Lushaku.
Ajo ka theksuar se partia sot ka nevojë për qetësi, mendje të ftohtë dhe përgjegjësi kolektive, si dhe për analizë të thellë, modernizim dhe unitet./Arbresh.info
Konjufca takon ambasadoren finlandeze, flasin për njohjen e ...
ZPS: Thaçi kishte shënjestër dëshmitarët që i shihte si kërc...
Ragmi Mustafi vazhdon si Këshilltar Politik i Kurtit për Lug...
Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore
Nis gjyqi ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit pë...
Rama e emëron Sokol Havollin për një mandat të ri në Drejtor...