Lazio ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit holandez Kenneth Taylor nga Ajax.
Njëzet e tre vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate prej katër vjetësh e gjysmë me klubin nga Roma.
Sipas njoftimit të Ajax, Lazio ka paguar rreth gjashtëmbëdhjetë milionë euro për kartonin e lojtarit. Taylor kishte qenë pranë kalimit te FC Porto dhe Galatasaray, por në fund ka zgjedhur Serie A dhe Lazion.
Taylor është shprehur i entuziazmuar për aventurën e re. “Lazio është një klub i madh. Kam ardhur këtu për të fituar trofe”, ka thënë mesfushori, duke shtuar se është i vetëdijshëm për presionin që sjell një klub i këtij niveli.
Drejtori sportiv i Ajax, Marijn Beuker, e ka vlerësuar lartë kontributin e Taylor, duke theksuar se klubi ia ka hapur rrugën për hapin e radhës në karrierë dhe i ka uruar sukses në Itali./rtk
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale