Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen sot nga jeta të ish-drejtorit të QKUK-së, Ali Sadriu.
Përmes një telegrami në Facebook, ShSKUK thotë se Sadriu, do të kujtohet si profesionist i përkushtuar, njeri me integritet dhe kontribut të çmuar në sistemin shëndetësor dhe institucione publike të vendit.
“Gjatë udhëheqjes së tij, ai dha shembull të përgjegjësisë dhe vizionit në interes të shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në emër të ShSKUK-së, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shkroi ShSKUK.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...