Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Sadriu me rastin e ndarjes nga jeta të Ali Sadriut, ish-Ministër i Financave, ish-deputet në dy mandate dhe ish-Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani theksoi se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e Sadriut, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në shërbim të institucioneve të vendit dhe përkushtimin e palodhur ndaj qytetarëve.
Ajo u shpreh se puna dhe angazhimi i tij do të mbeten të paharrueshme, ndërsa familjes Sadriu i përcolli ngushëllime të sinqerta, duke i inkurajuar që në këto momente të vështira të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për Ali Sadriun,” përfundon mesazhi i Presidentes.
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...