Sindikata e Policisë së Kosovës (SPK) ka shprehur shqetësim të madh për mos-ekzekutimin e pagesave për familjet e policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës për muajin dhjetor.
Sipas sindikatës, Drejtoria e Financave kishte kërkuar ndarjen e 290,000 eurove për familjet e policëve të rënë, por Ministria e Financave ende nuk ka ekzekutuar këto mjete.
Sindikata thekson se këto familje janë një kategori e shenjtë dhe e respektuar për vendin, pasi kanë dhënë bijtë dhe bijat e tyre për sigurinë e vendit, ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me mos-pagesën e familjeve të policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës për muajin dhjetor.
Edhe pse nga Drejtoria e Financave është bërë kërkesa zyrtare për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 290,000 euro, deri më tani këto mjete nuk janë ekzekutuar nga Ministria e Financave. Si pasojë, familjet e policëve të rënë në detyrë, të cilët janë një kategori e shenjtë dhe e respektuar për vendin tonë, kanë mbetur pa pagesë edhe pas përmbylljes së vitit.
Kjo situatë është e papranueshme dhe e dhimbshme, duke marrë parasysh sakrificën sublime të këtyre familjeve, të cilat kanë dhënë bijtë dhe bijat e tyre për sigurinë e vendit tonë, ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Sindikata e Policisë së Kosovës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti Ministrisë së Financave, që sa më parë të gjejnë zgjidhje dhe të realizojnë pagesat e mbetura, në mënyrë që të mos cenohet dinjiteti dhe mirëqenia e këtyre familjeve.
Sakrifica e policëve të rënë në detyrë nuk duhet dhe nuk guxon të harrohet./Arbresh.info
Rrezik nga orteqet, policia shqiptare bllokon rrugën që ço d...
PZAP: Kemi edhe një ankesë nga PDK, pritet ta shqyrtojmë
Prishtina zyrtarizon mesfushorin Harun Karic
13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me ud...
Reshjet paralizojnë disa rrugë të vendit, Durmishi: Ka ende ...
Situatë e rënduar nga reshjet në disa qarqe të Shqipërisë