KQZ tashmë ka përfunduar 100 për qind të numërimit të votave, të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka 57 ulëse. PDK është e dyta me 22 ulëse, LDK e treta me 15 ulëse dhe AAK e katërta me 6 ulëse.
Por nga sa vota arritën të siguronin liderët e partive politike shqiptare.Lideri i VV-së, Albin Kurti mori 404 mijë e 23 vota, duke hyrë në histori si politikani më i votuar në historinë zgjedhore të Kosovës.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza mori 161 mijë e 931 vota. Njëshi i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk arriti të prek 100 mijë vota. Ai siguroi 88 mijë e 445 vota.Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pati 43 mijë e 997 vota.
Ndërsa, Fatmir Limaj i Nismës mori 12 mijë e 546 vota dhe nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re.
Këto rezultate të plota dhe lista e deputetëve mund të gjeni këtu
Reshjet paralizojnë disa rrugë të Kosovës, ministri Durmishi...
Edhe pse nuk fitoi një ulëse në Kuvend, Sallahu falënderon m...
Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime dhe bllokime rrugësh n...
2 aksidente me fatalitet gjatë 24 orëve të fundit, policia s...
Seanca për rastin e BKS-së: Disa të dyshuar kërkuan ndihmë m...
Moska dhe Kievi këmbejnë sulme me dronë