Gjatë kërkimeve në terren, ekipet policore në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe njësitet tjera kompetente kanë hasur në mbetje mortore, për të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, në vitet 1998–1999.
Sipas njoftimit zyrtar, mbetjet eshtërore janë gjetur në rajonin e Gjakovës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.
Pas identifikimit fillestar në vendin e ngjarjes, mbetjet janë tërhequr nga IML-ja dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore, me qëllim të identifikimit të saktë dhe përcaktimit të rrethanave të vdekjes.
“Gjakovë / 1998-1999. Ekipet policore në koordinim me IML-në dhe njesitet tjera kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi-personi, që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Reshjet paralizojnë disa rrugë të Kosovës, ministri Durmishi...
Edhe pse nuk fitoi një ulëse në Kuvend, Sallahu falënderon m...
Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime dhe bllokime rrugësh n...
2 aksidente me fatalitet gjatë 24 orëve të fundit, policia s...
Seanca për rastin e BKS-së: Disa të dyshuar kërkuan ndihmë m...
Moska dhe Kievi këmbejnë sulme me dronë