Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke theksuar se humbja e partive opozitare nuk lidhet me votat e diasporës, por me strategjinë dhe mobilizimin e tyre në terren.
Sipas Kryeziut, Vetëvendosje nuk fitoi falë diasporës, por sepse ishte subjekti më i fortë edhe vetëm me votuesit rezidentë të Kosovës. Ai thekson se opozita nuk humbi sepse VV-ja “u ndihmua” nga jashtë, por sepse nuk mobilizoi strukturat e veta dhe nuk krijoi energji elektorale.
“Diaspora nuk e krijoi fitoren, thjesht e thelloi atë. Vetëvendosje ishte subjekti i parë edhe vetëm me votuesit rezidentë të Kosovës. Partitë opozitare nuk humbën sepse Vetëvendosje “u ndihmua” nga diaspora. Humbën sepse nuk bënë politikë. Nuk ndërtuan terren, nuk mobilizuan struktura, nuk krijuan energji elektorale. Në vend të fushatës reale, zgjodhën komoditetin e rrjeteve sociale, improvizime e ambalazh, intervista të përsëritura dhe sallone politike të mbyllura. Të shkëputura totalisht nga qytetarët. Një fushatë pa horizont fitoreje mbetet vetëm performancë simbolike, jo strategji politike”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Ai ka vlerësuar gjithashtu qasjen e liderit të VV-së, Albin Kurti, i cili, edhe një ditë para zgjedhjeve, ishte në terren dhe zhvilloi takime direkte me qytetarët dhe figurat e rëndësishme shoqërore dhe kombëtare.
Seanca për rastin e BKS-së: Disa të dyshuar kërkuan ndihmë m...
Moska dhe Kievi këmbejnë sulme me dronë
Rritet numri i lindjeve në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrov...
Trump: SHBA duhet ta “zotërojë” Groenlandën për të penguar R...
Edi Rama: Vijon puna për përballimin e situatës së krijuar n...
Ra në përrua në Klos, shoferi i dehur vetë ik dhe s’e ndihmo...