Lirimi i të burgosurve i njoftuar sot në Venezuelë është “një shembull” i “ndikimit” që Donald Trump ka mbi autoritetet në Karakas, tha zëvendëssekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, në një deklaratë dërguar AFP-së.
“Ky është një shembull, ndër të tjera, se si presidenti po e përdor ndikimin e tij në masën më të plotë për të mirën e popullit amerikan dhe popullit të Venezuelës”, theksoi ajo. Madridi njofton lirimin e pesë spanjollëve në Venezuelë.
Qeveria spanjolle njoftoi sot lirimin e pesë spanjollëve, përfshirë një me shtetësi të dyfishtë, në Venezuelë, pas deklaratës së presidentit të parlamentit në Karakas për lirimin e një numri të konsiderueshëm të të burgosurve politikë.
“Qeveria spanjolle mirëpret lirimin sot në Karakas të pesë spanjollëve, përfshirë një me shtetësi të dyfishtë, të cilët po përgatiten të kthehen në Spanjë me ndihmën e ambasadës sonë në Karakas”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Jashtme spanjolle, duke shtuar se ky është një “hap pozitiv në fazën e re në të cilën po hyn Venezuela”.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman