Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka zhvilluar sot një operacion të gjerë policor në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, si rezultat i një hetimi disa mujor ndaj dyshimeve për krime ekonomike.
Operacioni është realizuar pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, ndërsa gjatë aksionit janë arrestuar 39 persona të dyshuar. Po ashtu, autoritetet kanë sekuestruar mjete të konsiderueshme financiare, armë, ari si dhe prova të tjera materiale, të cilat do të shërbejnë për procedurat e mëtejme hetimore.
Sipas Policisë së Kosovës, operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit dhe është zhvilluar në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, duke u realizuar me sukses dhe pa incidente.
Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj të vazhdueshëm në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të sigurisë publike në vend./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Dyshime për mashtrim mbi 1 milion euro në BKS, Prokuroria jep detaje për aksionin
Therje me thikë pas një fjalosjeje në Graçanicë, i dyshuari ...
Irani konfirmon vdekjen e ministrit të mbrojtjes dhe shefit ...
Trump paralajmëron Iranin: Do të goditim me një forcë që s’ë...
Vdekja e Ali Khameneit, Irani shpall 40 ditë zie
Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy sh...
Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i ...