Manchester City ka konfirmuar se Josko Gvardiol ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë.
23-vjeçari Gvardiol u detyrua të largohej në minutën e 51-të gjatë barazimit 1-1 ndaj Chelseat të dielën, pas një përplasje të fortë.
Mbrojtësi arriti të largohej duke u mbështetur, pa nevojë për barelë, me kapitenin e Chelsea-t, Reece James, që e ndihmoi.
Frika fillestare është konfirmuar dhe kroati do t’i nënshtrohet një operacioni.
Teksa City ka dal me një deklaratë zyrtare sa i përket lëndimit të kroatit.
“Manchester City FC konfirmon se Josko Gvardiol ka pësuar një frakturë të tibisë në këmbën e djathtë. Dëmtimi ndodhi gjatë pjesës së dytë të barazimit 1-1 me Chelsea në Premier League. Mbrojtësi do të operohet gjatë kësaj jave dhe vlerësimi i mëtejshëm është duke u bërë për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit dhe prognozën e pritshme”, thuhet në njoftim.
Rikuperimi i tij pritet të zgjasë rreth 3-6 muaj. Me shumë gjasë ai pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit./Arbresh.info
Moti sot me diell në Kosovë
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane