Florent Hasani iu është bashkuar Amdesporit nga Buluspor.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të liderit të Ligës së Parë, shkruan Arbresh.info.
Florent Hasani është golashënuesi i dytë më i mirë në Ligën e Parë me 14 gola e tri asistime.
Para tij është vetëm bashkelojtari i tij i ri Diagne.
“Klubi ynë ka nënshkruar kontratë profesionale me futbollistin Florent Hasani, i cili ka mbajtur fanellën e Boluspor. Shpresojmë që transferimi të jetë përfitues për klubin, lojtarind he tifozët dhe i urojmë suksese lojtarit tonë për të garuar në këtë fanellë”, njoftoi Amedspor.
Hasani ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, pra deri në fund të edicionit 2026/27.
Pas 19 ndeshjeve, Amdespor ka 39 pikë dhe është në rrugë të mirë për t’u ngjitur në Superligën e Turqisë./Arbresh.info
Përfshihet nga zjarri depoja e ish-Hotel Unionit, policia je...
Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numër...
Fotografia me Rashkoviq-Iviq në Solothurn, reagon Kusari-Lil...
Komuna e Rahovecit fillon vlerësimin e dëmeve nga reshjet
Kastrati: Të gjitha rrugët në territorin e Malishevës janë t...
Deklarata e Valon Berishës: Pranoi që mori paratë nga BKS-ja...