Defekti i rëndë në tubacionin kryesor, që la qytetin e Vlorës pa ujë të pijshëm për pesë ditë me radhë, ka vënë në lëvizje institucionet ligjzbatuese.
Ngjarja, që preku mijëra familje, biznese dhe institucione publike, konsiderohet e papranueshme për një qytet turistik dhe qendër urbane si Vlora.
Sipas informacioneve zyrtare, Policia ka nisur veprimet e para procedurale, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një subjekti privat pranë zonës ku ndodhi defekti.
Pamjet do t’i referohen Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e saktë të momentit dhe rrethanave të ngjarjes.
Burime nga Policia dhe Prokuroria për tvklan.al bëjnë me dije se çështja pritet të regjistrohet zyrtarisht për hetim.
Fokusi nuk do të jetë vetëm te shkaku teknik i dëmtimit, por edhe te mënyra e menaxhimit të rrjetit të ujësjellësit dhe përgjegjësitë institucionale për mirëmbajtjen e tij.
Hetimet do të synojnë të përcaktojnë nëse defekti ka ardhur si pasojë e amortizimit të tubacionit, mungesës së investimeve, neglizhencës në mirëmbajtje apo faktorëve të tjerë që mund të kenë ndikuar drejtpërdrejt në këtë situatë.
Ndërprerja e furnizimit me ujë për pesë ditë ka sjellë reagime të forta nga qytetarët, të cilët janë përballur me vështirësi serioze në jetën e përditshme.
Autoritetet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet reale të defektit dhe të përcaktojnë përgjegjësit konkretë për këtë situatë.
Ambasadori i BE-së takohet me shefin e ri të UNMIK-ut
Shënohet viktima e parë nga moti i keq/54-vjeçarin e merr rr...
Pas aksionit të sotëm, Prokuroria thërret konferencë për med...
FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi
Rreziku nga përmbytjet, urdhër evakuim i menjëhershëm në Nov...
Dy persona në kërkim për kultivim kanabisi, policia sekuestr...