Java e ardhshme me mot të vranët, reshje shiu e bore dhe rënie të ndjeshme të temperaturave

20:50 | 4 Janar 2026
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët.

Vranësirat do të shoqërohen me riga shiu dhe fjolla bore, transmeton Arbresh.info.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale dhe maksimale mbeten pozitive deri të mërkurën, përjashtuar viset malore ku mund të ketë ngrica të dobëta, ndërsa nga e ënjta priten rënie të temperaturave dukshëm nën vlerat e zeros.

Era do të fryjë nga drejtimet e ndryshme me intensitet mesatar dhe lokalisht e forte.

IHMK apelon për kujdes të shtuar të pjesëmarrësve në trafik për shkak të ngricave të cilat nga e ënjta priten të jenë të theksuara.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:

E hënë
Moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale: 1-3°C
Temperaturat maksimale: 7-10°C
Era: Kryesisht nga jugperendimi 1-6m/s..

E martë
Mot i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale: 2 deri 4C
Temperaturat maksimale: 5-8°C
Era: nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s

E mërkurë
Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale: 1deri 3°C
Temperaturat maksimale: 4-6°C
Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.

E enjte
Mot i vranët dhe me kushte për reshje të bores.
Temperaturat minimale: -5 deri -2°C
Temperaturat maksimale: -1 deri 1°C
Era: nga juglindja 1-7m/s.

E premte
Mot kryesisht i vranët .
Temperaturat minimale: -8 deri -5°C
Temperaturat maksimale: -2 deri 2°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.

Shpërndaje në rrjete sociale