Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Slivov të Graçanicës.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 03 janar 2026, rreth orës 14:33, kur një vozitëse, duke drejtuar veturën nga pakujdesia, ka shkaktuar vetëaksident.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar vozitësja, si dhe dy pasagjerë të mitur, një mashkull dhe një femër, të dy shtetas të Kosovës. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...
83 persona ende në spital pas tragjedisë së zjarrit në Zvicë...