Policia e Kosovës njofton qytetarët për një fushatë mashtruese (phishing) që aktualisht po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar nga Posta e Kosovës.
PK njofton se këto mesazhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët për të siguruar të dhëna personale dhe të dhëna të kartelave bankare, me qëllim të keqpërdorimit financiar.
Policia e Kosovës thekson se Posta e Kosovës nuk ka dërguar mesazhe të tilla, ndërsa faqet e përfshira në këto SMS nuk janë domene zyrtare.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që:
· të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;
· të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;
· të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;
· të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe
· nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...