Ragip Xhaka, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga funksioni i Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër, duke u drejtuar me një mesazh falënderimi anëtarëve, simpatizantëve dhe strukturave të partisë në mërgatë.
Në reagimin e tij, Xhaka ka shprehur mirënjohje për kryesinë, nëndegët, aktivistët dhe të gjithë anëtarët e PDK-së në Zvicër, duke theksuar se angazhimi i tyre ndër vite ka qenë vendimtar për fuqizimin e partisë në mërgatë, si në aspektin organizativ ashtu edhe në atë elektoral.
Ai ka theksuar se zgjedhjet e fundit përbëjnë një moment reflektimi për PDK-në, duke nënvizuar nevojën për analizë të qetë, përgjegjësi kolektive dhe angazhim të shtuar për forcimin e strukturave partiake dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme.
“Zgjedhjet e fundit janë një moment reflektimi për të gjithë ne si parti. Ato kërkojnë analizë të qetë, përgjegjësi kolektive dhe angazhim të shtuar për të forcuar strukturat tona dhe për t’u përgatitur më mirë për sfidat që na presin.”, ka shkruar ai.
Xhaka ka falënderuar veçanërisht kryetarin aktual të PDK-së, Bedri Hamza, për angazhimin e tij në një periudhë sfiduese për partinë, si dhe ish-kryetarin Memli Krasniqi, për kontributin dhe udhëheqjen e tij ndër vite.
Po ashtu, ai ka shprehur mirënjohje për kryetarin e Komisionit për Mërgatën, Elmi Reçica, për bashkëpunimin dhe angazhimin në procesin e riorganizimit dhe forcimit të Degës së PDK-së në Zvicër.
Në fund të reagimit, Ragip Xhaka ka theksuar se do të mbetet anëtar besnik i Partisë Demokratike të Kosovës, duke nënvizuar se PDK-ja është parti e ndërtuar mbi sakrificën dhe vizionin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun