Mbi vendin tonë të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 4 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, kjo javë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Vranësirat, vende-vende, do të shoqërohen me fjolla të dobëta bore.
Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë netë dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme.
Kujdes i shtuar i pjesëmarrësve në trafik për shkak të ngricave të cilat në viset e larta mund të jenë prezente gjatë gjithë ditës.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...