Autobusi i një kompanie greke të linjës Volos-Tiranë është djegur tërësisht pasditen e sotme.
Automjeti është përfshirë nga zjarri në vendin e quajtur Sarandaporu, në aksin Kozanë-Larisa.-raporton shekulli. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin e dinamove. Për shuarjen e flakëve u angazhuan katër makina zjarrfikëse.
Fatmirësisht asnjëri prej udhëtarëve nuk ka pësuar lëndime dhe ata kanë mbërritur në destinacionin e parashikuar përmes autobusëve të firmave të tjera.
Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar bagazhet e udhëtarëve, por kompania ka deklaruar se do t’i dëmshpërblejë ata sipas ligjeve në fuqi.
Endrick mban stërvitjen e parë me Lyon, i gatshëm për debuti...
Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...
Putin nënshkruan dekretin për thirrjen e 260 mijë rekrutëve ...
Mbi 3 mijë persona humbën jetën duke tentuar të arrinin në S...
Trump dhe Netanyahu takohen në Florida për të diskutuar fazë...
Alba thotë se Londrimi, Klodi dhe Labinoti shprehën pëlqim p...