Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit.
Ai tha se nga gjitha rezultatet që po marrin nga terreni duket se procesi po ecën shumë mirë, është i rregullt në gjitha komunat, shkruan Arbresh.info.
“Në këto pak orë që kanë mbetur, gjithë qytetarët e Kosovës që kanë të drejtë vote a shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre, të drejtë e përgjegjësi kushtetuese për të votuar për të zgjedhur për katër vitet e ardhshme për fatin e Kosovës dhe atdheut të tyre. Nga gjitha rezultatet që po marrim nga terreni duket se procesi po ecën shumë mirë, është i rregullt në gjitha komunat. Iu bëjë thirrje të gjithë atyre që janë në monitorim të procesit e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre pa dallim partie, e orientimi. Ftoj të gjithë qytetarët në këtë festë të demokracisë pa dallim si ata që jetojnë si mërgata ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të vendosur për te ardhmen e tyre pa dallim”, tha Mustafa./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobus – 8...
Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz
Interi synon ‘bombën’ e verës – transferimin e yllit të madh...
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...
Kos takon gratë me ndikim në Kosovë: Energji pozitive për rr...