Sot, U.D. i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu, zhvilloi një takim me Sami Gërguri, mërgimtar dhe punëtor i dalluar, ku diskutuan për çështjet, sfidat dhe shqetësimet e mërgimtarëve .
Sallahu theksoi rëndësinë e mërgatës për vendin: “Mërgata shqiptare mbetet e lidhur ngushtë me zhvillimet në Kosovë dhe përbën një faktor kyç në zhvillimin ekonomik, social dhe institucional të vendit. Kontributi i tyre i vazhdueshëm dhe interesimi për të ardhmen e Kosovës janë dëshmi e një lidhjeje që nuk e zbeh as distanca.”
Ai gjithashtu u shpreh: “Institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë gjithmonë pranë mërgimtarëve tanë, duke punuar për forcimin e bashkëpunimit dhe për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të fortë për të gjithë qytetarët e saj.”/Arbresh.info
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...