Arabia Saudite mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Lewas

22:07 | 25 Dhjetor 2025
D.H

E ardhmja e Robert Lewandowskit për sezonin e ardhshëm pritet të vendoset pas një takimi të rëndësishëm që agjenti i tij, Pini Zahavi, do të zhvillojë me drejtuesit e Ligës së Arabisë Saudite.

Mundësia që sulmuesi polak të luajë të paktën dy sezone në kampionatin arab është reale dhe shumë joshëse nga ana financiare, sipas Diario AS.

Javën e kaluar, Lewandowski ka marrë gjithashtu interesim nga Chicago Fire i MLS-së. Madje, sipas Mundo Deportivo, lojtari dhe agjenti i tij janë takuar në Barcelonë me drejtorin sportiv të klubit amerikan, Gregg Berhalter.

Megjithatë, oferta nga SHBA-të është dukshëm më e ulët krahasuar me atë që vjen nga Lindja e Mesme.

Edhe pse ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2030, e ardhmja e Lewandowskit pritet të jetë temë e nxehtë në muajt në vijim.

“Nuk kam nxitim për të vendosur”, ka deklaruar së fundmi sulmuesi polak, para ndeshjes së Champions League ndaj Club Brugge.

Lewandowski dëshiron ta shijojë maksimalisht atë që mund të jetë viti i tij i fundit në superelitë, duke mos munguar as në udhëtime të vështira, si ai për ndeshjen e Kupës në Guadalajara, edhe pse ishte i dëmtuar dhe nuk mund të luante.

Në Barcelonë po e ndjekin nga afër situatën. Drejtori sportiv Deco tashmë po punon me skenarin e një largimi të mundshëm të polakut.

Klubi dëshiron të tregojë respekt për një futbollist shembullor gjatë katër sezoneve të tij me fanellën blaugrana, por njëkohësisht e konsideron se ka ardhur koha për të bërë një hap përpara, fillimisht me rinovimin e kontratës së Ferran Torres dhe më pas me afrimin e një përforcimi të ri në sulm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale