Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Kërshëndellave, duke iu dëshiruar mbarësi, mirëqenie dhe lumturi.
Në mesazhin e tij, Lladrovci u ka uruar për shumë mot të gjithë qytetarëve, shokëve dhe miqve që kremtojnë këtë festë, duke e cilësuar Kërshëndellën si një ditë reflektimi dhe vlerësimi për kontribuuesit atdhetarë e fetarë të kombit ndër shekuj.
Ai ka theksuar se kjo festë është gjithashtu një moment për të shprehur mirënjohje të veçantë ndaj aleatëve dhe ndaj të gjithë atyre që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut për fuqizimin e shtetit dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
“Për shumë mot, gëzuar Kërshëndellat!”, ka përfunduar urimin kryetari i Drenasit./Arbresh.info
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...