Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera në treg

19:03 | 24 Dhjetor 2025
D.H

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Medon Berisha vlerësohet tashmë gjashtë milionë euro nga Transfermarkt, nga 1.5 milionë sa ishte më parë.

Rritje e jashtëzakonshme për 22-vjeçarin, i cili ka spikatur në pjesën e parë të sezonit.

Te Lecce bëhet lojtari i tretë më i vlerësuar. Vlera e tij nga lojtarët që përfaqësojnë Shqipërinë është e barabartë me Ardian Ismajlin, që mban vendin e gjashtë.

Berisha po kalon një dëmtim, i cili pritet ta mbajë edhe për rreth 3 javë jashtë fushave të blerta.

Sa i përket vlerës së tij, mund të thuhet se nga fundi i vitit 2024 ku vlente 1 milion euro, rritja është e dukshme.

Berisha numëron paraqitje me Kombëtaren në dy miqësore, një ndeshje të Ligës së Kombeve dhe një tjetër në Europianin e Gjermanisë.

Për kualifikueset e fundit të Botërorit nuk mori asnjë minutë.

Këtë edicion ai ka dy gola e tri asistime në Serie A me skuadrën e tij./Arbersh.info

Shpërndaje në rrjete sociale