Me përfundimin e ndeshjes së mbetur mes Dritës dhe Prishtinës të cilën e fituan gjilanasit me rezultat 2-0, tashmë janë mbyllur të gjitha takimet e stinorit vjeshtor në elitën e futbollit kosovar.
Përkundër nisjes së mirë të Prishtinës, Ballkani ka bërë një kthesë të madhe rrugës dhe ka arritur ta mbyll stinorin vjeshtor në pozitën e parë me 33 pikë, shkruan Arbresh.info.
Vendi i dytë këtë gjysmëstinor shkon për Prishtinën me 30 pikë, ndërsa befasia më e madhe ka qenë Dukagjini që përfundoi i treti me 29 sosh.
Kampionia e Kosovës në fuqi, Drita ka po ashtu 29 pikë dhe është në pozitën e katërt.
Malisheva përkundër që nuk e nisi mirë renditet e pesta me 27 pikë, derisa një pozitë më poshtë është Gjilani me një pikë më pak.
Llapi është i shtati me 21 pikë, ndërsa Drenica e teta me 20 sosh.
Dy vendet e fundit në vjeshtë janë rezervuar për Ferizajn me 19 pikë, dhe Prishtinën e Re e cila e mbyll renditjen me 15 sosh./Arbresh.info

Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...
Po kalon në formë fantastike, Medon Berishës i rritet vlera ...