Policia e Kosovës në prag të festave të fundvitit ka dalë me apel për qytetarët, duke kërkuar festime të qeta e pa përdorimin e mjeteve të rrezikshme, sidomos nga fëmijët.
Përmes një video-mesazhi, zëdhënësi , Baki Kelani ka treguar se Policia ka përgatitur planet të cilat tha se parashohin masat dhe shtimin e prezencës policore.
“Mirëpo, një kontribut të madh dhe të pamohueshëm në siguri dhe parandalim të incidenteve mund të jepni edhe ju qytetarë të dashur dhe këtë më së miri mund ta bëni duke festuar në mënyrë të qetë e të drejtë, pa përdorim të mjeteve të rrezikshme, e sidomos pa përdorimin e tyre nga fëmijët. Andaj, të festojmë dhe të kontribuojmë së bashku, që këto festa të kalojnë të qeta dhe pa incidente”, tha Kelani në video-mesazhin e tij për festat e fundvitit.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...