Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e të dyshuarit Brendon Ajazaj, i lindur në Gjermani.
Në njoftimin e policisë thuhet se i njëjti është i kërkuar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”.
“Personi i kërkuar është: BRENDON (Hamdi) AJAZAJ i lindur me 19.10.2005 nё shtetin e Gjermanisё. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: Vrasje e mbetur në tentativë. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...