Albion Rrahmani ishte pa asnjë dyshim një nga figurat kryesore të Spartës gjatë pjesës vjeshtore të sezonit 2025/26, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të skuadrës dhe një prej lojtarëve më të spikatur.
Sulmuesi kosovar mori pjesë pothuajse në çdo ndeshje të ekipit, duke zhvilluar 32 nga 33 takime zyrtare, më shumë se çdo lojtar tjetër i repartit ofensiv, shkruan Arbresh.info.
Me këtë angazhim, Rrahmani konfirmoi rëndësinë e tij në formacion dhe besimin maksimal të stafit teknik.
Në aspektin statistikor, Albion Rrahmani realizoi gjithsej 12 gola në të gjitha garat:
7 gola në Superligën e Çekisë
3 gola në parakualifikimet e Conference League
1 gol në Kupën e Çekisë
1 gol në fazën e ligës së UEFA Conference League
Një detaj interesant është fakti se 11 nga 12 golat i shënoi me këmbën e djathtë, duke treguar efikasitet të lartë dhe instinkt të fortë sulmues.
Përveç golave, Rrahmani ishte edhe lojtari me më së shumti tentativa drejt portës në kampionat, duke regjistruar 48 gjuajtje, gjë dëshmon për rolin e tij qendror në lojën ofensive të Spartës.
Me paraqitje të vazhdueshme, gola vendimtarë dhe prani konstante në zonë, Albion Rrahmani e mbylli vjeshtën si golashënuesi kryesor i Spartës dhe një nga emrat më të spikatur të sezonit deri tani./Arbresh.info
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...
Prezantohet Jeep Recon