Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme tek Trabzonspori.
Mbrëmë ai realizoi një tjetër gol në sfidën e Superligës turke ndaj Genclerbirligi, ku skuadra e tij u mposht 4-3, shkruan Arbresh.info.
Përveç golit të shënuar ylli kuqezi realizoi edhe një asistim.
Por me realizimin e tij nga penalltia, ai hyri në histori të klubit dhe arriti ta barazoj një rekord të brazilianit Paulo Henrique.
Ai ishte futbollisti i fundit që kishte realizuar gola në Superligën e Turqisë në pesë ndeshje radhazi para 11 vitesh. Teksa një gjë të tillë e ka arritur edhe Muçi.
Në pesë ndeshjet e fundit sulmuesi kuqezi ka regjistruar shtatë gola, duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme.
Nëse ai arrin të shënoj edhe në ndeshjen e ardhshme do ta shkruante emrin e tij me shkronja të arta në historinë e këtij klubi.
Takimi i radhës i Trabzonsporit është ndaj Kocaelisporit në Superligën e Turqisë./Arbresh.info
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...
Kurti në Gjakovë, premton investime dhe politika anti-korrup...
Arsenali dëshiron t’i shtojë konkurrencë Rayas, portie...
Spiropali takohet me Ali Ahmetin dhe zyrtarë të tjerë: Shqip...