Mesfushori i Barcelonës, Pedri ka dhënë një intervistë për “Esquire”, ku ka prekur disa tema të ndryshme ndër to humbjen nga Real Madridi, këtë fillim të sezonit si dhe objektivat e klubit për më tej.
“Gjithçka dhemb, nga rezultati tek kartoni im i parë i kuq e dëmtimi”, tha fillimisht ai.
“Synojmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, bashkë me trofeun e Champions League, por nuk do të jetë e lehtë.”
“Për Ligën e Kampionëve pretendentë kryesor shikoj PSG, Real Madrid, Arsenal e Manchester Cityn.”
Ai shkurtimisht ka folur edhe për diferencën mes kampionatit spanjoll e anglez duke thënë se: “Kemi treguar që kjo diferencë nuk ekziston.”
Gjithashtu ai është pyetur edhe për Lionel Messin.
“Ai është më i miri në histori dhe do të më pëlqente të luaja sërish me të”, deklaroi mesfushori spanjoll.
Pedri është një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës këtë edicion, ku mungesa e tij e ka bërë dallimin në shumë ndeshje të Barcelonës./Arbresh.info
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...