Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit.
Ahmeti akuzohet se e ka deklaruar rrejshëm pasurinë, duke fshehur rreth 172 mijë euro para të gatshme, të cilat i kishte deponuar personalisht.
Njoftimi i Prokurorisë:
Aktakuzë ndaj një personi për mosraportim të pasurisë
Prishtinë, 23 dhjetor 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Sh.A., për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.
I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.
Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172.600.00 eurosh.
Rasti i është dërguar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit