Deputetët e Partisë Demokratike që shkaktuan tensione në seancën e fundit plenare, si Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Elda Hoti janë përjashtuar nga 30 ditë të pjesëmarrjes së tyre në Parlament. Ndërsa sa i përket grupit tjetër të deputetëve, Sekretariati i Etikës së Kuvendit u ka tërhequr vëmendjen për sjelljen dhe veprimet e tyre në Parlament.
Më herët, mbledhja e Sekretariatit të Etikës u shoqërua me debate ku kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë kanë kërkuar të shohin provat, ndërsa drejtuesi i mbledhjes së sotme Ulsi Manja ka paraqitur në ekran përplasjet e deputetëve në Kuvend.
Bardhi i është drejtuar Ulsi Manjës, se deputetët e opozitës janë konsideruar si grup i strukturuar kriminal, ndërkohë që përjashtohen deputetët e opozitës pa asnjë arsye.
“Na keni quajtur grup të strukturuar kriminal. Por në fakt grup i strukturuar jeni ju. Po përjashtoni opozitën pa asnjë arsye. Ju na thoni që deputetët duhet të sillen si deputet, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë”, tha Bardhi gjatë debateve në Sekretariatin Etikës në Kuvend.
/rtsh.al/
Grabitet dyqani i bulmetit në Pogradec, policia në kërkim të...
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...