Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal në komunën e Çairit në Shkup, ku vendosi kurora me lule pranë bustit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Në ceremoni u bashkuan edhe Kryetari i Çairit Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Komunën e Çairit.
Spiropali shkruan se “në zemër të Shkupit të vjetër, guri flet me histori dhe koha merr frymë krenarie, ndaluam për të nderuar simbolin e qëndresës, të dinjitetit dhe të shpirtit europian, duke vendosur kurorën e nderit pranë monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut.”
Postimi i Spiropalit:
Sonte, në zemër të Shkupit të vjetër, aty ku guri flet me histori dhe koha merr frymë krenarie,ndaluam për të nderuar simbolin e qëndresës, të dinjitetit dhe të shpirtit europian, duke vendosur kurorën e nderit pranë monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Në këtë moment kujtese dhe respekti ishim së bashku me Zëvendëskryeministrin Arben Fetai dhe Kryetarin e Çairit Izet Mexhiti, si dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Komunën e Çairit, të bashkuar me nderim dhe krenari.🦅
Pas ceremonisë, dita u mbush me ngjyra dhe emocione, shfaqja artistike, ritmi i tupanëve dhe fëmijët me veshje e simbole kombëtare e bënë këtë çast edhe më të gjallë.
Një kujtesë e përbashkët për rrënjët tona të forta dhe përkatësinë tonë natyrore në Europë.
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...