Banorët e rrugës “Brigada 153” në Hajvali po përballen me mungesë të energjisë elektrike prej disa ditësh. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, ende nuk ka një zgjidhje konkrete për këtë problem.
Sipas banorëve, gjysma e lagjes është pa rrymë që tre muaj, dhe kjo po u shkakton vështirësi serioze jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe për bizneset lokale. Ata theksojnë se nuk po dinë si t’ia bëjnë për të vazhduar aktivitetin e tyre normal.
Përveç shqetësimeve të qytetarëve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj për reduktimet e ashpra të energjisë elektrike që po aplikohen thuajse në të gjithë vendin. Sipas DhTIK-së, kjo situatë po shkakton rritje të kostove operative, humbje në prodhim dhe po rrezikon funksionimin e bizneseve.
Arbresh.info ka tentuar të kontaktojë KEDS-in për një koment zyrtar, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.
DhTIK dhe banorët e Hajvalisë bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin e furnizimit me energji dhe për garantimin e kushteve të qëndrueshme për banorët dhe bizneset./Arbresh.info
45 milionë euro borxhe, “KRU Prishtina” ka bërë kërkesë për ...
Kurti krah bashkëshortes së tij shpalos projektet e reja për...
Hetemi prezanton disa prej projekteve dhe punëve të realizua...
Pas ankesave të shumta të banorëve, KEDS thotë se është rreg...
Zhduket një 55-vjeçare në Rahovec, policia kërkon ndihmën e ...
Balla: Do mbetesh i paharruar Shemi ynë për “Xhamadanin vija...