Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.
Policia tha se shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./euronews.al
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit