Sot gjatë ditës ka ndërruar jetë këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur si Shemi i grupit Ilirët.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana për Arbresh.info ka thënë se rreth orës 15:00 e kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë.
Pllana tha se vdekjen e këngëtarit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, tha Pllana./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...