Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarë në rrjetet sociale një video kushtuar angazhimit të Forcave Detare në mbrojtjen e ujërave shqiptare, duke vënë në fokus misionin e përditshëm të Rojës Bregdetare.
“Misioni ka emër”, shkruan Vengu, duke theksuar rolin e Kapiten Jetnor Ballës dhe ekuipazhit të anijes “Iliria”, të cilët janë çdo ditë në det, në vijën e parë të kontrollit dhe sigurisë së ujërave shqiptare.
Sipas ministrit, Forcat Detare, ashtu si çdo komponent tjetër i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, po rrisin ndjeshëm përgatitjen operacionale, kapacitetet dhe ritmin e trajnimeve, si dhe angazhimin në misione të përbashkëta me aleatët.
“Duke investuar në përgatitje dhe kapaciteteve, ne po rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë tona ujore e nënujore”, thekson Vengu në mesazhin e tij.
Në video, nënlejtnanti Marison Mira shpjegon se gjatë patrullimeve dhe lundrimit në det, ekuipazhet zhvillojnë paralelisht edhe stërvitje operacionale.
Ai nënvizon se një nga trajnimet e rëndësishme është edhe lufta kundër zjarrit në anije, si pjesë e përgatitjes për situata emergjente.
Ky angazhim, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është pjesë e strategjisë për forcimin e gatishmërisë së Forcave të Armatosura dhe për garantimin e sigurisë detare në përputhje me standardet e NATO-s./atsh.al
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik
Një qytetareje i keqësohet gjendja në Trafikun Urban, mbërri...
IHMK: Kosova ka mesatarisht 26 ditë në vit me mjegull