Një person është plagosur të dielën në Gjakovë, ndërsa të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa viktima është plagosur në këmbë.
“Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi që dyshohet se në drejtim të tij kanë shtënë me armë zjarri persona të panjohur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Të dyshuarit pasi kanë kryer veprën janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Rasti është në procedurë hetimore./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër