Kylian Mbappe me golin e tij nga penalltia mbrëmë ndaj Sevillës që e çoi në kuotën e 59 golave me fanellën e Real Madridit në vitin 2025, duke barazuar rekordin e idhullit të tij, Cristiano Ronaldo, i cili kishte arritur të njëjtën shifër në vitin 2013.
Pas ndeshjes, francezi foli për Real Madrid TV, duke theksuar emocionet e një dite të veçantë, pasi suksesi erdhi pikërisht në ditëlindjen e tij të 27-të, shkruan Arbresh.info.
Mbappé madje festoi golin në stilin karakteristik të Ronaldos, si një dedikim për legjendën portugeze.
“Është një ditë shumë speciale. Është ditëlindja ime dhe që fëmijë kam ëndërruar të luaj një ndeshje profesionale në këtë ditë, sidomos me Real Madridin, klubin e ëndrrave të mia. Fitorja ishte shumë e rëndësishme dhe rekordi është diçka e pabesueshme. Ta arrish këtë në vitin e parë, si idhulli im, lojtari më i madh në historinë e Madridit, është diçka shumë e bukur”, u shpreh Mbappé.
Ai shtoi se marrëdhënia me Ronaldon është shumë e mirë dhe se festimi ishte një gjest respekti.
“Kam festimin tim, por desha ta bëja si ai për t’ia dedikuar. Ka qenë gjithmonë shumë mbështetës për mua”, tha ai./Arbresh.info
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...