Motra e dëshmorit Afrim Zhitia, Sadete Zhitia, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për kryeministrin Albin Kurti përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në facebook ajo ka treguar një bisedë me nënën e saj, e cila mes fjalëve të zakonshme të mëngjesit kishte thënë: “Zoti ma ruajtë atë djalë”, duke iu referuar Albin Kurtit.
Sipas saj, nëna e kujton Kurtin që nga koha kur ai përmendej si i ri që vuante në burgun e Mitrovicës, bashkë me shumë të rinj të tjerë shqiptarë gjatë viteve të robërisë.
“Kur po e shoh Bashkimin, djalin e asaj shpije që na qiti në dritë, në krye të ushtrisë, zemra mal po m’bahet.”
Pasi u mendua pak, mbylli sytë, fërkoi ballin e tha, me zë të dridhur:
“Ky Albini diqysh e ka një nuri, e ka ni dije … sikur po më hjek mall.”, ka shkruar ajo.
;
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Thaçi intervistohet nga gazetari gjerman, Michael Martens
Dibrani: Të burgosurit nga Danimarka pritet të vendosen në G...
Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet ...
Hiqen tabelat serbisht në Leposaviq, vendosen ato në gjuhën ...
Shitjet e Tesla-s kanë shënuar ‘rënie drastike’ në Norvegji