Jo shumë larg nga kryeqendra, ku liderët institucionalë po zotohen për përmirësim të kushteve të komunitetit rom, Fekrije Danqi jeton në kushte të mjerueshme.
Për të zonjën e shtëpisë që ka 8 anëtarë të familjes me një fëmijë 5-vjeçar të sëmurë rëndë, ekzistenca me punën që bëjnë dy djemtë e saj të mitur është shumë e vështirë, raporton KTV.
Danqi ka treguar se jetojnë me shpresën për tu ndihmuar sado pak nga njerëzit e vullnetit të mirë, pasi nga institucionet e shtetit ku jetojnë nuk janë ndihmuar asnjëherë. Ndërkaq, gjendjen pak më të mirë e kanë ata të cilët zotërojnë ndonjë zanat.
E gjithë loja dhe jeta e banorëve të këtij komuniteti në Fushë Kosovë zhvillohet afër deponive të mbeturinave, prej nga janë të rrezikuar të marrin infeksione të ndryshme./arbresh.info/
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City