Fshati Hamil në Fier ka inauguruar një bust kushtuar heroit kombëtar, Adem Jashari.
Për këtë ka folur edhe Alban Hebeja, përfaqësues i këtij fshati, gjatë një interviste në emisionin e radios Klan Kosova FM.
Hebeja tha se iniciativa për ngritjen e bustit ka ardhur spontanisht dhe është realizuar falë bashkëpunimit të banorëve të fshatit dhe diasporës shqiptare.
“Ideja e bustit të Adem Jasharit ka ardhur spontanisht, duke qenë se në fshatin Hamil kemi pasur kampin e refugjatëve midis fshatit Hamil dhe atij Seman. Gjatë asaj periudhe kemi pritur familjet e Dardanisë në banesat tona dhe kemi ruajtur kujtime shumë të bukura që na kanë lënë mbresa të thella. Në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë edhe shumë të rinj, po ashtu edhe gazetarë”, tha ai për Klan Kosova.
Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë edhe të rinj të fshatit dhe gazetarë, përfshirë Marin Memën.
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin