Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – janë tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, duke shprehur synimin për t’u bërë pjesë e një asociacioni të veçuar të komunave me shumicë serbe në vend.
Gazetarët e kanë pyetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me këtë zhvillim, por ai ka zgjedhur të mos komentojë.
Vendimi për tërheqjen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës erdhi pas rikthimit të Listës Serbe në pushtet në këto katër komuna, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në muajin tetor.
Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve të Kosovës dhe mbështetet nga Serbia.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media