Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se ka realizuar “Forumin e Nënoficerëve të FSK-së”, me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet nënoficerëve dhe oficerëve të rinj.
Hapjen zyrtare të forumit e bëri Komandanti i KDS-së Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj, i cili theksoi rëndësinë e rolit të nënoficerëve në ndërtimin e një force profesionale duke qenë shtylla kryesore për realizimin e detyrave dhe misionit të FSK-së, transmeton Arbresh.info.
“Forumi u udhëhoq nga Rreshter Majori i FSK-së Bedri Zuka, i cili ritheksoi përkushtimin e tij dhe të nënoficerëve në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha nivelet. Gjithashtu gjatë këtij forumi u potencua rëndësia e ndikimit të bashkëpunimit me Gardën e IOWA-s në zhvillimin dhe edukimin profesional të nënoficerëve të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Në këtë forum pjesëmarrës ishin nënoficerë të FSK-së nga të gjitha nivelet ku patën mundësi të diskutonin tema të ndryshme mbi zhvillimin e korit të nënoficerëve, ndërtimin e besimit dhe fleksibilitetit në udhëheqje, marrëdhëniet në mes të nënoficerëve dhe oficerëve etj.
“Pjesë e këtij forumi ishin edhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Garda Kombëtare e AJOV-ës, NALT, ASG Ballkan etj. FSK është e përkushtuar në ngritjen dhe zhvillimin e mëtejmë të korit të nënoficerëve si shtylla kryesore e forcës për kryerjen me sukses misionit kushtetues dhe ligjor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...
Vuçiq: Serbia po forcohet ushtarakisht, por duam paqe në Kos...
Një person gjendet pa shenja jete në Podujevë
Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë
“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis se...
Nesër vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Auron ...