
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 99
Banorët e lagjes Brigada 153 në Hajvali po përballen prej mbi 10 ditësh me reduktim të rrymës nga tre faza në vetëm një, duke përjetuar dëme dhe vështirësi të mëdha në jetën e përditshme.
Qytetarët e shqetësuar kanë dërguar ankesa në redaksinë e Arbresh.info, duke theksuar se problemi po zgjat pa asnjë reagim nga KEDS.
Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme, kompania e energjisë elektrike nuk ka ofruar asnjë sqarim apo zgjidhje.
Arbresh.info ka tentuar të kontaktojë KEDS-in për një koment zyrtar, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.
Banorët e lagjes Brigada 153 vazhdojnë të jenë pa energji elektrike, ndërsa situata po rëndon çdo ditë që kalon./Arbresh.info
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...