Analisti i sigurisë njëherësh kryetar i Bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu, tha se kanë kaluar 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për rastin “Panda”.
“Për vite me radhë shqiptarët u akuzuan publikisht pa asnjë provë. Ironia më e madhe është se vetë Vuçiqi tha se autoritetet serbe posedojnë të dhëna për vrasësit dhe që po e citoj “e din saktë se çfarë ka ndodh atë ditë!”, ka shkruar Musliu në ‘Facebook’.
Sipas tij, megjithatë asnjë emër nuk është bërë publik, asnjë procedurë penale nuk është hapur dhe asnjë e vërtetë nuk u është thënë familjeve të viktimave!
“Ka shumë veprime të tilla dhe të ngjashme që shteti hegjemonist serb ka bërë në vazhdimësi, por Kjo vepër në veçanti dëshmon se çka është në gjendje të bëjë Serbia, ti vras të rinjtë serb për ti akuzuar shqiptaret, këtë ka mundur vetëm një shtet që nuk njeh kurrfarë limite njerëzore. Bota duhet ta kuptoj realitetin dhe manipulimet e një shteti që sakrifikon edhe popullin e vet për një kauzë të rreme!! Heshtja e Vuçiqit ende e mbron këtë krim!”, tha ai.
LEXO EDHE:
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...