Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë vendim për të rikthyer në detyrë Belinda Ballukun, e cila do të vijojë ushtrimin e funksionit si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në aktgjykimin e plotë.
Vendimi u mor të premten pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga kryeministri Edi Rama, i cili kundërshtoi pezullimin e vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme (GJKKO).
Vendimi i Kushtetueses u miratua me 5 vota pro dhe 3 kundër.
Me shumicë votash, kjo çështja u miratua të kthehet në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publike. Sipas njoftimit, do të thirren për intervistim subjektet e interesuara Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendi i Shqipërisë dhe presidenti.
Balluku u pezullua nga GJKKO pasi po hetohet për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tenderë”.
Moti këtë fundjavë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Hamza për Qeverinë e re: Pres bashkëpunim me LDK, AAK dhe pa...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë